Aktualitet

Basha sulmon Ramën e Veliajn: Po fshehin të vërtetën për teatrin

               Publikuar në : 18:32 - 26/02/20 liberale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Bashkisë, për ta ndërtuar Teatrin Kombëtar me financimet e Qeverisë.

Në një postim në Twitter, Basha hedh akuza ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkikaut Erjon Veliaj, pasi sipas tij, po iu hidhet hi syve shqipatrëve me njoftime gjysmake.

“Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj”, shkruan Basha.

Kujtojmë që ditën e sotme, Bashkia e Tiranës shpërndau një njoftim ku sqaronte se kishte dështuar marrëveshja me privatin dhe do t’i kërkohej ndihmë qeverisë për ndërtimin e teatrit Kombëtar./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back