Aktualitet

Basha: Sot ra 90% e gënjeshtrës, 10% do i çmontojmë në gjykatë

               Publikuar në : 18:35 - 08/11/19 liberale

Akuzat për pastrim parash janë bërë nga Rama thjesht për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet e gazetës Bild ka deklaruar kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Në përfundim të takimit me të rinjtë në Krujë, ai u pyet në lidhje me vendimin e prokurorisë për ta çuar atë dhe dy ish-funksionarë të Partisë Demokratike përpara gjykatës me akuzën e falsifikimit të formularëve.

Basha tha se të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij janë fabrikuar nga kryeministri Rama për të postuar vëmendjen por sot sipas tij prokuroria i rrëzoi këto pretendime dhe shtoi gjithashtu se ai do të “çmontojë” në gjykatë edhe akuzën për të cilën është marrë si i pandehur.

“Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë. Akuza që u bën vetëm për të hequr vëmendjen nga përgjimet e gazetës Bild. Më akuzuan për pastrim parash. Tha që kishte dokumente për financimet ruse dhe u tërhoq me turp. Tha që kishte dokumenta hetimi nga amerikanët dhe i vetmi dokument ishte dokumenti Bilalit. E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës është çmontuar dhe 10% do i çmontojmë në gjykatë përmes të vërtetës. E vetmja gjë që më solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën. Lidhjes me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Europë”, u shpreh Basha.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back