Aktualitet

Basha shkarkon Flamur Nokën nga Komisioni i Sigurisë

Shkruar nga Liberale
Basha shkarkon Flamur Nokën nga Komisioni i Sigurisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Sipas kryedemokratit, arsyeja e këtij vendimi është “shndërrimi i mbledhjes së kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena”.

“Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama“, shkruhet në njoftimin për mediet.

Noka nuk është habitur nga vendimi i PD-së për ta shkarkuar nga detyra.

“Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua? Gjithçka për t’u kapur pas karriges, është peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka. Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap“.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH