Aktualitet

Basha sfidon kryeministrin: Modeli që unë ofroj, ndryshe nga i Ramës

               Publikuar në : 12:52 - 22/10/20 liberale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar sot kryeministrin Edi Rama, pasi i ka kërkuar dhe përballje publike me të.

Në një konferencë për mediat Basha tha se e kupton nervozizmin e Ramës dhe frikën e tij, pasi e pret humbja.

Mes të tjerash ai komentoi dhe gjuhën e Ramës në deklaratat e tij, ndërsa shtoi se me këtë sjellje kryeministri do që ta çojë në një debat me të.

Basha tha se modeli që ai ofron për politikën është krejt i ndryshëm nga ai i Ramës, dhe nuk bëhet fjalë për ‘luftë gjelash’.

“E kuptoj nervozizmin e tij dhe frikën e tij. Pasi realisht e pret jo vetëm humbja e thellë, por dhe përballja me drejtësinë. I gjithë sjellja e tij rrugacërore, do të më çojë mua në një debat me të. Kemi pasur një përballje më të, që unë e kam mundur në 2011-ën. Unë jam këtu për të treguar arsyet se pse ka ndodhur kjo, që janë aferat e tmerrshme. Edi Rama nuk ka përgjigje për këto. Ndaj mos u çudisni për gjuhën e ulët, gjuhë e baltës dhe mashtrimet e gënjeshtrat që bën ai. Për të hequr vëmendjen nga vjedhja, nga fakti se është i vetmi që nuk ka bërë asnjë paketë të tretë, sulmet ndaj meje janë gjëja më e pakët. Siç kërceu tek studio të enjten e kaluar, do shihni çudira. Do bëj cdo gje. Sfida ime dhe juaj është që mos t’i harrojmë ato. Sa herë që ai baltos dhe nxit konflikt, ka futur duart në xhepin tuaj. Sa herë që e bën atë, mos pres që të kacafyten me të. Nuk është luftë gjelash, unë jam një mendje tjetër. Se besoj se mund tua shesë sapunin për djathë, I ka dalë kallaji. Sa herë që ta shohin duke u sjellë si kloun, jo jo nuk është i çmendur, është mashtrues dhe hajduti. Ai çmendurinë gjoja e përdor për të harruar njerëzit premtimet për 300 mijë vende pune”, tha ai.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back