Aktualitet

Basha rikthehet në politikën aktive me 3 propozime, mes tyre vettingu i politikanëve

Shkruar nga Liberale
Basha rikthehet në politikën aktive me 3 propozime, mes tyre vettingu

Lulzim Basha është rikthyer në skenën politike aktive, me 3 propozime të cilat sipas tij janë emergjencë kombëtare për t’u rikthyer besimin qytetarëve tek politika. Basha tha se duhet të ketë lista të hapura për kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët, vetting për politikanët dhe kufizimi i mandateve për qeveritë.

“Ftesa ime sot është mos t’u besojmë qytetarëve por përmes listave të hapura t’u besojmë qytetarëve. Të ndalim së besuari politikanëve dhe të marrim besimin në duart tona si qytetarë. Listat e hapura 100%. Kam edhe dy propozime të tjera.

Keni dëgjuar për akuzat dhe sulmet e përditshme që politikanët hedhin ndaj njëri tjetrit. Duhet vettingu i politikanëve, boll më me sharje nga mëngjesi deri në darkë. Secili që merr përsipër barrën e shërbimit publik duhet të jetë i hapur për hetim të aseteve personale. Vettingu i politikës është emergjencë kombëtare.

Asnjë kryeministër që nuk mund të arrijë premtimet e dhëna në 2 mandate, nuk mund t’i bëjë ata për një mandat të tretë. Pra kufizimi i mandateve është i domosdoshëm. Gjithashtu edhe vota e emigrantëve , rreth 45% e bashkëatdhetarëve tanë nuk ndodhen sot në vend, janë larguar në mënyrë masive por nuk kanë të drejtën të shprehen me votë. Është vendim i GJK-së, duhet zbatuar”- u shpreh Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH