Aktualitet

Basha replikon me Ramën nga selia: Po më shqetëson gjendja mendore

Shkruar nga Liberale
Basha replikon me Ramën nga selia: Po më shqetëson gjendja

Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama kësaj radhe nga konferencë në selinë blu.

"Po më shqetëson jashtë mase gjendja mendore e kryeministrit. T’i vendosë gishtin kokës, s’mund të fshihet e të krijojë çdo kauzë tjetër, apo të fabrikojë kauza. Gjendja është e rëndë, i kërkoj të ngrihet në nivelin e seriozitetit dhe detyrës që mban.

E ka humbur kontrollin qeveria, ekonominë e ka në krizë. Jemi në një gjendje të rënies së lirë. Të lërë çdo gjë tjetër, të shkulet nga ekranet, Instagrami, të ndalë shpenzimet dhe të bëjë atë që i kërkon ligji, për atë që e detyron.”, tha Basha. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH