Aktualitet

Basha: Regjimi Rama- Doshi fshehu koncesionin e PS nën siglën e PSD

               Publikuar në : 11:30 - 19/05/21 liberale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Shkodër, në një takim me qytetarë demokratë, për të diskutuar rreth rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në fjalën e tij, Basha e përsëriti dhe e quajti 25 prillin një masakër elektorale ndërsa Shkodrën e cilësoi si një nga skenat e krimit të këtyre zgjedhjeve.

“Ndaj ndodhem sot këtu me një mesazh të qartë por për të cilin dua t’u shoh në sy e kërkoj vëmendjen tuaj të plotë. Se e di që jeni të mërzitur, të zhgënjyer, të zemëruar, sikundër e di që jeni të gatshëm sic ka qenë Shkodra përherë për hapin tjetër.

Arsyeja e vertëtë pse ndoheëm këtu, nuk jam as për të kërkuar simpatinë e as duartrokitjet tuaja, se duatrokitjet tuaja janë për ju e mijëra demokratë të Shkodrës që qëndruan në këtë betejë në mënyrën më të fuqishme në rrethanat më të pamendueshme. Sot për fat të keq jam dhe në një nga skenat e krimit të 25 prillit“.

Sipas kreut të demokratëve, në Shkodër, kishte një ‘hile’ të fshehur siç tha ai, të asaj që e quajti “ndërmarrje e përbashkët e Ramës dhe Doshit”.

Këtu hileja e regjimit Rama Doshi fshehu koncesionin e PS si kamuflazh nën siglën e PSD, por sikurse e dinë shkodranët e gjithë Shqipëra s’ka PSD, ka një ndërmarrje të përbashkët të Ramës dhe Tom Doshit, për të fshehur në siglën e kësaj ndërmjarrje të padëshiruarin e SHBA, s’ka PSD se ka tre kandidatë të dalë nga masakra zgjedhore, të tre drejtorë të PS.

Nuk ka as PSD as PS, por është regjimi Rama- Doshi që bleu me paratë e grabitura të shqitparëve mjerimin që ua ka shtruar në sofra cdo familje shkodrane e shqiptare”, tha Basha.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back