Aktualitet

Basha: Raporti nuk rrëzoi 30 qershorin, por gjithë shtetin e Ramës

               Publikuar në : 12:46 - 05/09/19 V Liberale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat komentoi Raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qeshorit.

Basha tha për mediat se ky raport nuk rrëzoi vetëm 30 qershorin, por edhe shtetin e Ramës.

“Por 30 qershori tregoi edhe një të vërtetë tjetër: As me këtë KQZ nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira. E thashë në fillim dhe po e them prapë: Raporti i ODIHR është më shumë se raport zgjedhor. Ai nuk rrëzon vetëm votimet e 30 qershorit.

Raporti ka rrëzuar të gjithë shtetin e Edi Ramës. Raporti nuk është vetëm autopsia e zgjedhjeve të vdekura të 30 qershorit Raporti është autopsia e kufomës së shtetit të së drejtës, e qeverisë së popullit dhe drejtësisë, të cilat janë vrarë nga Edi Rama për t’i zëvendësuar ato me një shtet privat, autokratik, kriminal dhe personal”, tha Basha duke i kthyer përgjigje Ramës i cili reagoi më herët. /Gazeta Liberale

 

Basha : raporti nuk rrezoi vetem 30 qershorin por gjithe shtetinbe rames

(Visited 14 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *