Aktualitet

Basha-Ramës: Nuk negociohet me terroristët, por pse jo me naftëtarët?

Shkruar nga Liberale
Basha-Ramës: Nuk negociohet me terroristët, por pse jo me

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar sot qëndrimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit. Gjatë një konference për shtyp, Basha theksoi se naftëtarët nuk janë terrorist që mos të pranojë Rama që të dialogojë. Sipas tij, kreu i qeverisë i gënjeu naftëtarët duke iu premtuar 16 rroga.

“Çështja e naftëtarëve është e rëndë. Nuk negociohet me terroristët, por mos të negociosh me naftëtarë? Kjo është absurde. Ai ka dhënë premtim për 16 rroga për ta. Tha; “do vij shumë shpejt aty”. Dhe sot gënjeshtra e pallavra. Ndaj t’i vërë gishtin kokës se për çdo jetë që është aty, ai është përgjegjës. Në këtë rrethanë, ku është i përfshirë në të gjitha aferat, është dyfish përgjegjës e 3 fish përgjegjës.”, tha Basha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH