Aktualitet

Basha: Rama të zbatojë planin që i kemi dorëzuar, ose të hapë krahun

Shkruar nga Liberale
Basha: Rama të zbatojë planin që i kemi dorëzuar, ose

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me aleatët në selinë blu. Basha tha se opozita ka një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza. Ai i kërkoi kryeministrit që të zbatojë planin e dorëzuar nga koalicioni opozitar, një propozim sipas tij për Reformën Zgjedhore, ose të largohet.

"Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan, një propozim për Reformën Zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë e ta zbatojë! Nëse nuk e zbaton dot, të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne!", u shpreh Basha.

Të pranishëm në këtë takim të partive opozitare në selinë blu ishin kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR, Fatmir Mediu, Vangjel Dule i PBDNJ, Nard Ndoka i PDK dhe Agron Duka i PAA.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u shpreh se ishte i gatshëm të dialogonte me PD-në për Reformën Zgjedhore, madje po të ishte nevoja, tha se do të shkonte edhe në selinë blu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH