Aktualitet

Basha: Rama premtoi ulje por solli rritje taksash rekord në 30 vite

Shkruar nga Liberale
Basha: Rama premtoi ulje por solli rritje taksash rekord në 30 vite

Lulzim Basha akuzoi kreun e qeverisë Rama, se premtoi ulje taksash por solli papunësi, varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite.

Me anë të një video të postuar në rrjete sociale, kryeopozitari thotë se Rama, të cilit i referohet si gënjeshtar kronik premtoi në vitin 2013 se taksat do të ulen për 95% të shqiptarëve por në fakt paguajmë më shumë pasi asnjë nga taksat as nuk u ul, as nuk u hoq.

Postimi i plotë:

Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH