Aktualitet

Basha: Rama pati pushtetin më të madh që nga koha e Enver Hoxhës

Shkruar nga Liberale
Basha: Rama pati pushtetin më të madh që nga koha e Enver

Levani ishte ndalesa e katërt e kryedemokratit Lulzim Basha në turin e nisur sot nga Saranda në Tropojë, të cilin e konsideroi një pikë lidhëse të katër kryeqendrave të Jugut, që ka ngelur e braktisur dhe harruar.

Kryedemokrati Basha theksoi edhe një herë se kryeministri e ka ndjerë humbjen dhe tashmë kërkon të bashkohet në qeverisje me PD-në, por shtroi pyetjen: “A mundet të ketë ndryshim pa larguar Ramën dhe shërbëtorët e tij?!”

“Shqiptarët mezi po e presin 25 prillin, ndaj ju drejtohem nënave shqiptare me sytë e skuqur nga malli për fëmijët e përzënë, nëse doni që fëmijët tuaj ti mbajmë këtu, t’i arsimojmë këtu votoni numrin 9. U them baballarëve ngriheni kokën, ju nuk jeni shërbëtor të asnjë kryeministri, të asnjë oligarku. Demokratë dhe Socialistë bashkohuni për ndryshim. Ky marshim për ndryshim nuk ka të ndalur. Levani pa ujë, por i përmbytur, i pakompesuar.

Njësoj si qytetet e tjera duket si një vend pa qeveri sepse 8 vite me radhë janë 8 vite dështimesh, tradhtie ndaj çdo shqiptari, të majtë e të djathtë, ndaj sot i ftoj të gjithë pa dallim votoni për numrin 9. 25 prilli është dita kur ai që nuk mbajti asnjë premtim, që pati pushtet më shumë se askush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, më 25 prill e keni ju në dorë. Humbjen e ka ndjerë edhe Edi Rama, që tani po kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës tonë. Por a mundet të ketë ndryshim Shqipëria pa larguar Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij?!”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH