Aktualitet

Basha: Që drejtësia të bëjë detyrën, Rama duhet të merret i panehur

               Publikuar në : 21:16 - 22/05/20 liberale

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar sërish deklaratën e ambasadores së SHBA, në lidhje me një marrëveshje të fshehtë për të penguar Reformën në Drejtësi. Basha tha në Abc News, se thirrja e Yuri Kim iu drejtohet atyre që kanë në plan të kapin reformën dhe të gjithë ata që artistët dhe gazetarët, duhet të ishin të pandehur.

Kështu që pa asnjë mëdyshje kjo u drejtohet atyre që, në pikëpamjen time, kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë në një moment kur drejtësia duhet të bëjë detyrën. Dhe që drejtësia të bëjë detyrën sot Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur, Edi Rama duhet të ishte i pandehur, Ardi Veliu duhet të ishte i pandehur. Të gjithë ata që dhunuan kolegët tuaj, që dhunuan artistët duhet të ishin të pandehur. Kjo është sfida e vërtetë e drejtësisë sot. Ndërsa ata që i tremben drejtësisë, ata që i tremben 339-ës, 184-ës, dosjeve me afera korruptive, janë arsyeja e vetme pse shqiptarët kanë një paketë ndihme tre herë më të vogël sesa qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Basha.

Në lidhje me pyetjen se kush po e minon Reformën në Drejtësi, Basha tha se po minojnë ata që po vjedhin shqiptarët.

Ata që vjedhin paratë e shqiptarëve dhe, si rezultat i kësaj, biznesi shqiptar vuan dhe po falimenton dhe familjet shqiptare kanë ngelur për bukën e gojës, nuk kanë më kapacitete as për të marrë borxh dhe as për të shkuar tek listat e dyqaneve. Pse? Sepse paratë e tyre vidhen me koncensione, vidhen me inceneratorët, vidhen me koncensionet e rrugëve, vidhen me koncensionet e korruptuara të shëndetësisë. Këta e dinë që po të ketë një shans drejtësia e pavarur, këta jo vetëm humbasin privilegjet dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve, të cilat do t’u kthehen shqiptarëve, por përfundojnë në burg. Por edhe një herë duhet ta kuptojmë që është kjo arsyeja pse Edi Rama zgjedh, vendos edhe në kohë pandemie që shqiptarëve t’u japë një paketë ndihme 1/3 e asaj të Kosovës, ndërsa oligarkët të vazhdojë t’i paguajë ashtu siç duhet”, tha kreu i PD.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back