Lideri i opozitës, Lulzim Basha i është bashkuar ditën e sotme banorëve të Unazës së Re në protestë.
Gjatë fjalës së tij, Basha ka thënë se projekti korruptiv ka vetëm një shkaktar, Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij.
Basha ka bërë thirrje që qytetarë ta luftojnë të keqen që ka zaptuar vendin.
“100 milionë euro është çmimi i afëerës pas të cilët fshihet dhuna.
Shikoni qindra policë që janë rreth nesh, të cilët në vend që t’i shërbejnë ligjit, i shërbejnë hajdutit Edi Rama.
Mos presim që e keqja të vijë të na marrë një nga një, në shtëpitë dhe pragjet tona. Por duhet të qëndrojmë këtu e ta luftojmë.
Shkaktari i situatës në Unazën e Re, është i njëjtë me atë që po i mbyll Shqipërisë, dyert e Evropës, është ai që po boshatis Shqipërinë, është Edi Rama”, ka thënë Basha./Gazeta Liberale