Aktualitet

Basha: PPP-të janë një bombë me sahat për Shqipërinë

               Publikuar në : 21:19 - 06/03/21 liberale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se kryeministri Edi Rama ka dështuar më shumë se 100 herë në tetë vjet qeverisje.

Përmes një postimi në “Instagram”, lideri demokrat nënvizoi se PPP-të janë një bombë me sahat për vendin, duke shtuar se koncesionet nuk raportohen si borxh, por se kanë kosto pa kontroll.

“Si renditet Shqipëria në përdorimin e PPP-ve, krahasuar me vendet e Europës? Përgjigja është se vendi ynë renditet e para në Europë. Kjo sepse PPP-të janë një bombë me sahat për vendin. Nuk raportohen si borxh, kanë kosto të fryra, që rriten pa kontroll, të pabazuara në studime dhe u jepen kompanive, që janë të lidhura me qeverinë”, shkruan Basha.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back