Aktualitet

Basha për raportin e ‘EuCham’: Qeveria ka dështuar, ja modeli ynë...

Shkruar nga Liberale
Basha për raportin e ‘EuCham’: Qeveria ka dështuar, ja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Twitter raportin e EuCham, që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes.

Sipas Bashës, ky është tregues i qartë se qeveria ka dështuar.

REAGIMI I BASHËS

Raporti i fundit i EuCham që e rendit ?? ndër tre vendet e fundit në ?? për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH