Politikë

Basha për marrëveshjen e 17 majit: U përshëndet nga Berisha e Meta

Shkruar nga Liberale
Basha për marrëveshjen e 17 majit: U përshëndet nga Berisha

Lulzim Basha vijoi turin e takimeve në Berat, ku foli për marrëveshjen e 17 majit të vitit 2017 me kryeministrin Edi Rama.

Ish-kreu demokrat tha se marrëveshja 6 viteve më parë ishte transparente dhe se u përshëndet dhe nga Berisha e Meta të cilët sot po e sulmojnë pasi, sipas tij, u janë prishur interesat personale.

“Marrëveshja e 17 Majit është marrëveshje transparente. U duartrokit në unanimitet. U përshëndet nga Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Besnik Mustafai. Por pas kësaj marrëveshje disa anëtarë nuk u rikandiduan. Kur nuk u rikandiduan filluan t’i binin PD-së. Marrëveshja ishte me ndërmjetësimin e SHBA. I dërguari tha kush refuzon do ketë pasoja. Edhe sot 6 vite pas marrëveshjes së 17 Majit vazhdojnë me industrinë e baltës dhe gënjeshtrave,”-tha Basha.

Teksa i cilësoi zgjedhjet e 14 majit si “një farsë të shoqëruar me dajre e të shara”, Basha theksoi se ka ardhur koha që PD të bashkohet përmes një plani realist dhe të mos ndjek më Berishën.

“Nëse do të kishim referendumet nuk do të kishim nevojë për t’i diskutuar fare ndryshimet. Duhet një plan realist. Boll më me revolucion, i doli boja”-shtoi Basha.

Gjatë takimit Basha nënvizoi edhe njëherë domosdoshmërinë për ndryshime kushtetuese.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH