Aktualitet

Basha për fermerët: Qëndrojnë me orë të tëra për 10 mijë lekë

Shkruar nga Liberale
Basha për fermerët: Qëndrojnë me orë të tëra

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish pas takimit me fermerët në tregun e Rrogozhinës.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa ai theksoi se fermerët rrinë me orë të tëra për 10, 15, 20 mijë lekë te vjetra xhiro në javë dhe jo në ditë.

"RAMAVIRUSI e ka çuar drejt katastrofës situatën e fermerëve. Të goditur nga pandemia ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë ekonomike ndërsa konsumi ka rënë në zero. Sot bisedova me fermerët në tregun e Rrogozhinës. Ata rrinë me orë të tëra për 10, 15, 20 mijë lekë te vjetra xhiro në javë dhe jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore. Propaganda me regji qendrore tregon një pamje të gënjeshtërt, pa lidhje me realitetin e shumicës së shqiptarëve. Propaganda nuk e fsheh dot dështimin e Edi Ramës, përgjegjësinë dhe sjelljen kriminale të tij. Milionat e taksave të shqiptarëve, të cilat ua dha 4-5 oligarkëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të kishte mundësi të siguronte të ardhura për të mbajtur familjen e tij në këto kohë të vështira", thotë Basha. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH