Aktualitet

Basha për djalin e Sokol Olldashit: Glauku po ecën në gjurmët e tij

Shkruar nga Liberale

Sot në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Twitter një foto me djalin e deputetit të ndjerë, Glauk Olldashi.

“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh, Glauku, po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa. Na mungon Sokoli”, shkruan Basha.

Olldashi humbi jetën në 20 nëntor të 2013, në një aksident automobilistik. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH