Aktualitet

Basha: Pas ekonomisë Rama po shkatërron shëndetin e njerëzve

Shkruar nga Liberale
Basha: Pas ekonomisë Rama po shkatërron shëndetin e njerëzve

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sot pas rekordit të djeshëm me 501 raste nga COVID-19. Basha thotë se Rama nuk po bën asgjë për pandeminë, nuk ka asnjë plan teksa spitalet janë në kolaps.

Ai e akuzon gjithashtu se Rama po ju merr shqiptarëve lekët e taksave, po shkatërron ekonominë dhe jetët e shëndetin e njerëzve.

Në fund, Basha i garanton shqiptarët se bashkë do t’i fitojnë zgjedhjet, do ta ngrenë ekonominë dhe do sigurojnë ndihmë për çdo familje.

"Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.

Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.

Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.", shkruan Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH