Aktualitet

Basha pas deklaratës së Ramës: Gati për t’u ulur në sy të shqiptarëve!

Shkruar nga Liberale
Basha pas deklaratës së Ramës: Gati për t’u ulur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nuk do të ketë më dialog me opozitën në praninë e të huajve.

“Pa diskutim që ne ulemi për të çuar përpara plotësimin e këtyre amendamenteve kushtetuese. Nuk shkojmë aty me qarkun e pushkës për të thënë firmosni tani. Nëse kanë diçka të vlefshme për të shtuar, le ta shtojnë, nëse kanë pyetje, le të pyesin. Ama këtë do ta zhvillojmë në sytë e gjithë shqiptarëve. Për gjithçka që bën vettingun më të fortë, ne jemi gati. Edhe nëse masakra zgjedhore nuk do të kishte penguar ardhjen e PD në pushtet, mundësia që ne të ndryshonim vetëm Kushtetutën, do të ishte e vogël. Një vendi që kërkon të bëhet anëtar i BE, nuk i takon që një parti ta ndryshojë Kushtetutën, e vetme. Pra, edhe nëse do i kishim votat, prapë do të shkonim te PS, që t’iu thonim ‘ejani ta bëjmë bashkë’. Të krijojmë një sistem, që njerëzit të vendosin. Ky është mekanizmi bazë i demokracisë. Vetëm me këtë mekanizëm pasuritë e panumërta të Shqipërisë mund të kthehen në të mirë të shqiptarëve dhe jo në luks të disa njerëzve. Ky është një vend i pasur në mes të Evropës që është vjedhur veçanërisht në këto 8 vite”, u shpreh Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH