Aktualitet

Basha pas akuzave dhe zhurmës së Bardhit, në Kuvend: Ditën bëni teatër dhe natën ndërtoni kulla

Shkruar nga Liberale
Basha pas akuzave dhe zhurmës së Bardhit, në Kuvend: Ditën

Gazment Bardhi, ish-sekretari i PD-së pas shkarkimit nga detyra, duket se ende nuk e ka kapërdirë vendimin dhe ka përfituar sot nga seanca plenare për të lëshuar akuza të pabaza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Duke mos pasur asnjë argument për të rrëzuar marrëveshjen e Rithemelimit me qeverinë, lidhur me një nga kullat më të larta që do të ngrihet në Tiranë, Bardhi bëri përpjekje për të hallakatur "pazarin" duke akuzuar Bashën, se ka marrë dy kate në një prej kullave më të shtrenjta në Tiranë. Por në reagimin e tij, Basha e cilësoi atë si një shpifës që natën firmos për kulla dhe ditën sulmon PD-në, për llogari të Ramës.

“Prisja përgjigje nga ty kryetare dhe jo nga bashkautorët e kësaj zallamahie. Por meqë keni vendosur që në vend të llogaridhënies së qytetarëve të bëni gjithçka për të nxjerrë dhjamë nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytetarëve, atëherë edhe njëherë po të them jep përgjigje”, tha Basha.

‘Për ata që kanë vendosur të bëjnë këtë luftë të ndyrë personale në këtë sallë, në tradhti të interesave të demokratëve dhe qytetarëve kam një përgjigje votoni vettingun politik, ndërsa shqiptarëve do t’ju them është i vetmi parlament, ku prej vitit ‘91 ka një rregull: deputeti nuk mban përgjegjësi për çfarë thotë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pisët siç edhe u hap  pa mbajt askush përgjegjësi”, tha Basha, referuar deklaratave të Bardhit.

“Sot nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetimet për mua, ose i nis për shpifësit. Shpifësit gojë çorap pisët që janë çuar e çohen këtu, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Ramës, ta dinë se nuk ka e mbyllin dot gojën dhe këtu do përballeni me projektligjin për vettingun politik dhe amendamentin që ju heq papërgjegjshmërinë që të dilni në këtë foltore e të shpifni siç iu do qejfi”, u shpreh kryedemorkati Basha.

Debati u ndez në momentin kur Basha i kërkoi kryetares së Kuvendit që të respektohet vendimi për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilin e përcaktojnë forumet e larta drejtuese të partisë.

“Më 4 tetor ju keni bërë një njoftim, u bë një muaj, që ky njoftim. Do bënit publik vendimin tuaj, fakti është që s’keni bërë asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD, duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës dhe jo sipas kushtetutës dhe ligjit për partitë. Fshiheni pas një akti siç është rregullorja  e kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi me një muaj vendimmarrjen për ti dhënë POD përfaqësimin që ka në Kuvend”.

“Sot flisni për vendime të grupit të PD, nuk ka, janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet mirë pse i bëni, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni siç e kishit në Kukës doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, por kjo nuk është në dorën tuaj. Jepni fund kësaj maskaradë është detyra juaj të shpreheni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë. Nëse e keni vendosur në kulisat tuaja, aleancat me kullat e  errëta ki guxim e thuaji shqiptarë që je pjesë e asaj aleance”, tha Basha mes tensioneve të panevojshme që u krijuan në Kuvend.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH