Aktualitet

Basha: Pas 25 prillit, PD do bashkëpunojë fuqishëm me Vetëvendosjen

Shkruar nga Liberale
Basha: Pas 25 prillit, PD do bashkëpunojë fuqishëm me

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi edhe një herë Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Në një deklaratë për mediat, Basha tha me bindje se pas 25 prillit, bashkëpunimi mes PD dhe LVV do të jetë i fuqishëm.

“Uroj LVV për fitoren në Kosovë. I uroj të gjithë në Kosovë për një standard model në zgjedhje. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Kosovës. Kosovën e presin sfida të mëdha përpara, ndaj i uroj fituesve në zgjedhje dhe partive të tjera, që të bëjnë gjithçka në sfidat që i presin për përmbushjen me sukses të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës. I garantoj që sot dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit unë dhe PD do të jemi në krahun e tyre për të bashkëpunuar fuqishëm në përfitim të zhvillimit, punësimit, të dy vendeve tona”, deklaroi lideri i PD, raporton “Vizion Plus”.

Nga ana tjetër, ai nuk la pa sulmuar qeverinë, për të cilën u shpreh se në tetë vite qeverisje, nuk ka mbajtur asnjë premtim.

“Një kryeministër që nuk i mban premtimet, me të cilat vjen në pushtet, nuk ka të drejtën morale të kërkojë një mandat tjetër. Jo vetëm që nuk ka kërkuar falje që nuk ka mbajtur asnjë premtim të vetëm, tani po vjen me të tjera premtime boshe. Vetëm propagandë, asnjë premtim të mbajtur. Rezultati, Shqipëria ka ngecur në vend numëro. Shumica e qytetarëve janë më të varfër. Është një plagë e madhe, që përkthehet në emigracion. Shqipëria ka mbetur në vend numëro, ndërkohë që të gjitha vendet rreth nesh kanë bërë progres. Përgjegjësi i vetëm për këtë është Edi Rama, sepse ka bërë shumë premtime dhe nuk ka mbajtur asnjë”, tha Lulzim Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH