Aktualitet

Basha paralajmëron deputetët: Do ju mbajmë emrat shënim, nëse…

               Publikuar në : 12:53 - 12/09/19 V Liberale

Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka paralajmëruar deputetët se nëse do votojnë pro projektligjeve për koncensionet e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren emrat e tyre do të mbahen shënim dhe do të hetohen nga Antimafia.

“Dua të paralajmëron çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vështojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjellim këmba këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çka votohet sot nga Landfilli i republikës me ligj, pasi ky projekt i diskutuar në restorantin luksoz të Ramës, ndërsa në fakt është në pronësi të familjes Kola.Kjo komani nuk ka kryer asnjë punë. Bardhi Konstruksion SHKP ka kapital 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për 1 operator. Është futur për të futur në lojë paratë e pista të drogës, e njëjta skemë si me unazën e re”, tha Basha. /Gazeta Liberale

(Visited 662 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *