Aktualitet

Basha nxjerr raportin: Shqipëria vend i rrezikshëm për të investuar

Shkruar nga Liberale
Basha nxjerr raportin: Shqipëria vend i rrezikshëm për të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një raport të agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, ku sipas kryedemokratit, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar.

"Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t'i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses", shkruan Basha. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/2876482752402887/?type=3&theater

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH