Aktualitet

Basha nxjerr emrat: Ja oligarkët që qëndrojnë pas Ramës

               Publikuar në : 13:49 - 12/09/19 V Liberale

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat paraditen e sotme, ku ka ngritur alarmin se populli shqiptar po vidhet.

Sipas tij në krye të kesaj qëndron kryeministri Edi Rama dhe oligarket që qëndrojnë pas tij.

Ai tha se formula e vjedhjes qëndron te fryrja e kostove te rrugëve dhe përmendi emra për koncesionet e disa prej akseve rrugore.

“Koncesionet korruptive kanë sjellë dhe po sjellin dëme kolosale. Të gjitha paratë që keni paguar si taksa do të shkojnë në xhepat e Ramës dhe katër apo pesë oligarkëve të lidhur me të.

Janë paratë e Ndue Kolës, paratë tuaja që vidhen me firmën e Edi Ramës, që përdoren për të vjedhur e shkatërruar zgjedhjet. Njësoj si paratë e dajës së Ndue Kolës. Gjoka Konstruksion, të dy nip e dajë kanë marrë gjysmë miliardë euro kontrata nga Rama që bëjnë shumëfish të vlerës reale, që vidhen direkt nga Rama, një pjesë e të cilave riqarkullohen për të kapur e mbajtur pushtetin.

Të gjitha këto politika kanë pasoja shkatërruese te proceset politike në vend, nga vjedhje e zgjedhjeve. Koncesionet kriminale dhe pastrimi i parave përbëjnë një rrezik për destabizlimin politik të vendit, rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik per ndalimin e integrimit te vendit. Ngritja e krimit të organizuar shqiptar nga trafiku i drogës te pastrimi i parave dhe aktiviteteve te tjera kriminale janë ngushtësisht të lidhura me politikat kriminale të Edi Ramës dhe kjo eshte arsyeja pse krimi ka kapur ekonimine, politiken, zgjedhjet dhe mbetet kërcënimi kryesor per integrimin e vendit”, u shpreh kreu i selisë blu./Gazeta Liberale

(Visited 239 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *