Aktualitet

Basha “nxehet” në Krujë, ja çfarë bën

               Publikuar në : 17:44 - 08/11/19 liberale

Në ditën e pestë të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në Krujë.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë, kryedemokrati i ftoi për të bërë pyetje dhe konstatime, por më parë hoqi xhaketën. Duke qeshur, ai tha se po e bënte këtë veprim pasi salla ishte e nxehtë.

Ndër të tjera, Basha theksoi se do bëjë gjithcka që të rinjtë të mos vendosen mes zgjedhjes së kriminalizmit apo emigrimit.

Basha: Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjidhjeve, krminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back