Aktualitet

Basha: Nuk jam njeriu i bravave në PD. Suel Çela, kriminel që mund të frikësojë Berishën, por...

Shkruar nga Liberale
Basha: Nuk jam njeriu i bravave në PD. Suel Çela, kriminel që

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa u pyet në lidhje me ndryshimin e bravave të zyrave të FRPD-së, theksoi se ai nuk merret me të tilla çështje. Ai tha se nuk është njeriu i bravave në PD-së.

Ndër të tjera ai u ndal edhe te një emër i lakuar, si Suel Çela, duke shtuar se nuk ka frikë nga ai, por Sali Berisha.

Basha: E nderuar Ambrozia, ne kemi treguar respekt për media që nuk kanë respektuar.

Gazetarja: Dua përgjigje për bravat

Basha: Mos bëni zhurmuesen. Nuk merret kryetari i PD-së me bravat, Ndoshta se syri merret Sali Berisha me bravat. Unë s’di të rregulloj asnjë bravë. S’jam unë njeriu i bravave në PD. Ka dokumente dhe qëndrime zyrtare të PD duke parashikuar se trekëndëshi i Bermudës do të bënte skenar të tillë, se as PD as kërkon dhe as pranon që një polici i vetëm, me apo pa uniformë, që i kanë përdorur kundër nesh, që të vendoset mes demokratëve. Ky ka qenë dhe ngelet qëndrimi im. Suel Çela është një kriminel që mund të frikësojë Sali Berishën, po jo mua. Njerëz që rrinë afër tij, por jo mua. Suel Çelës ia ka harruar emrin Sali Berisha, Aqif Rakipit dhe Tom Doshit. Ata thanë; ishim ne me armë, ndërkohë erdhi ai. Ai e ka humbur çdo sens. Tre persona që kanë ndryshuar simbolet e PD, organizatorët e lartë, do të përgjigjen në SPAK. Ne na vjen turp që do t’i zëvendësojmë me njerëz të tjerë. Ai që tha një të vërtetë të madhe; e dimë fare mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH