Aktualitet

Basha: Nuk duam mandat të dytë, nëse s’përmbushim angazhimet tona

               Publikuar në : 17:14 - 16/02/21 liberale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një video mesazhi shprehet se gjatë tetë viteve në pushtet Edi Rama ka dështuar dhe ka ardhur koha që të largohet.

Basha shprehet se PD ka plane serioze dhe të zbatueshme për vendin, teksa shprehet se angazhimi i tyre i parë është se nëse qeverisja e PD nuk i përmbush angazhimet ndaj qytetarëve, nuk do të kërkojë një mandat tjetër.

Mesazhi i plotë:

Të dashur miq, 8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet dështime.

Shqipëria ka mbetur në vend numëro.

Familjet tuaja kanë ngecur në baltë, për shkak të dështimeve të Ramës. Asnjë premtim nuk ka mbajtur! Dhe tani, vjen me premtime të tjera, boshe.

Një kryeministër që nuk mban premtimet e tij duhet të largohet.

Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin. Angazhime të cilat do të nisim t’i zbatojmë prej ditës së parë.

Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër.

Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë, për të ndryshuar Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë Edi Ramën!

Ta marrim Shqipërinë në duart tona dhe të bëjmë realitet shpresat dhe pritshmëritë e çdo shqiptari.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back