Aktualitet

Basha nis javën tjetër takimet në 12 qarqe, ja porositë që dha sot

Shkruar nga Liberale
Basha nis javën tjetër takimet në 12 qarqe, ja porositë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha javën e ardhshme do të nisë një tur në 12 qarqe për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët.

Turi do të nisë të hënën më 4 nëntor në Elbasan, për të vazhduar të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë, të premten në Krujë e më pas edhe në bashkitë e tjera të vendit.

Ndërkohë sot Basha po zhvillon takime me kryetarët e degëve të Shqipërisë në selinë e PD-së.

Mësohet se kryedemokrati i ka porositur ata që të mbajnë kontakte me strukturat dhe të verifikojnë listat e zgjedhësve. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH