Aktualitet

Basha nga Elbasani: Askush nuk do tua vjedhë më votat dhe shpresën

Shkruar nga Liberale
Basha nga Elbasani: Askush nuk do tua vjedhë më votat dhe

Nga qyteti i Elbasanit, ku mbajti këtë pasdite takimin përmbyllës të fushatës elektorale në këtë qytet, kryedemokrati Lulzim Basha iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 9 më 25 prill.

Në fjalën e tij, Basha tha se PD do iu kthejë qytetin elbasanllinjve, do iu kthejë sigurinë, paqen, si dhe askush nuk do ua vjedhë votat.

“Më 25 prill, elbasanasit do të votojnë për qetësinë e familjeve të tyre, për paqen në zemrat e prindërve, për sigurinë e fëmijëve të tyre, për punësimin e nënave dhe baballarëve dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në një model arsimi për rininë. Kam nderin dhe kënaqësinë, dhe ju mundësinë, të çoni drejt parlamentit mazhorancën fituese të PD, ekipin tonë të mrekullueshëm, shkrimtarë, profesorë, mjekë, juristë, ekonomistë, sipërmarrës, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Dielli i fitores rrëzëllit në sytë tuaj, nata e të keqes bie për herë të fundit këtë të diel, sepse Elbasani do të marrë në dorë fatin e vet, të familjeve të veta. Vëllezër dhe motra ëndrrat tuaja dhe ëndrrat e mia për Elbasanin nuk kanë mbaruar. Ëndrrat e mia, ëndrrat tona, për Elbasanin nuk kanë mbaruar, më 25 prill le të fillojë punën me votën tuaj për të bërë realitet këto ëndrra, për të vazhduar projektet, për të çliruar familjet, sipërmarrjet, fermerët, mjekët, mësuesit dhe rininë, dhe për t’i dhënë mundësinë për zhvillim, punësim, pensione dinjitoze, për të rikthyer modelin e vyer e të çmuar, që na bënë të gjithë krenarë, qytetarinë. Do ta bëjmë realitet, sepse të dielën e gjithë Shqipëria dhe zemra e saj, Elbasani, do të votojnë masivisht për numrin 9, për të ardhmen e tyre, për prindërit e tyre, për paqe, siguri dhe zhvillim ekonomik, për Shqipërinë anëtare të BE”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH