Aktualitet

Basha në Presidencë, takim “sekret” me Begajn

Shkruar nga Liberale
Basha në Presidencë, takim “sekret” me Begajn

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një takim me presidentin Bajram Begaj.

E gjithë vëmendja sot është nga Samiti i Procesit të Berlinit, ndërsa disa metra larg Piramidës së Tiranës, aty ku dhe dhjetëra diplomatë po mbajnë punimet në kuadër të këtij samiti, në ambientet e Presidencës Basha dhe Begaj kanë mbajtur takimin e tyre.

Mësohet se takimi ka pasur në fokus çështjen e Reformës Zgjedhore, për të cilën Basha ka propozuar disa ndryshime, nga listat e hapura e deri te “Shqipëria një zonë zgjedhore”.

Burime pranë PD-së u rezervuan të jepnin detaje ng ky takim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH