Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot fshatin e vjetër, Lin në Pogradec. Kryedemokrati gjatë kësaj vizite është ndalur në familjen e Filip Petre, , i përndjekur politik. Ai thotë se “në mënyrë që e shkuara të mos harrohet dhe shërimi i plagëve ende të hapura të regjimit komunist të jetë përfundimtar, kemi detyrën të shlyejmë borxhin moral dhe material ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre.”
“Sot në Lin, pata kënaqësinë e veçantë të vizitoja familjen e Filip Petre, i përndjekur politik.
Bashkëbiseduam për problemet dhe harresën me të cilën kjo shtresë e shoqërisë është përballur ndër vite, paçka se sakrificat e tyre dhe familjarëve të tyre kanë merituar dhe meritojnë mirënjohjen dhe nderimin më të lartë nga të gjithë ne.
Që e shkuara të mos harrohet dhe shërimi i plagëve ende të hapura të regjimit komunist të jetë përfundimtar, kemi detyrën të shlyejmë borxhin moral dhe material ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre”.-shkruan Basha në fotot që ka publikuar në Facebook.