Aktualitet

Basha në Berat: Nga 25 prilli dolëm më të fortë dhe më të bashkuar

Shkruar nga Liberale
Basha në Berat: Nga 25 prilli dolëm më të fortë dhe

Kryetari në detyrë i PD-së dhe njëherësh kandidati për kryetar të selisë blu, Lulzim Basha zhvilloi sot takime me demokratët e Beratit.

Kryedemokrati tha se 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë, por sipas tij PD doli më e fortë dhe më e bashkaur. Më tej kryedemokrati, bëri thirrje për ta çuar deri në fund betejën për ndryshim.

"Jemi të vetëdijshëm se jo vetëm në Berat po anembanë Shqipërisë, ne qëndruam fuqishëm. Ju qëndruat me kurajën më të madhe në një fushëbeteje ku ai vinte me kriminelët dhe paratë e oligarkëve dhe ne shkonim me ndershmëri, me program, me ide, me vizion dhe me zemrën e hapur për njerëzit.

Dhe në vend që të bëheshim më të dobët dhe më të pakët, në një situatë ku për herë të parë që nga 91-shi nuk kishim asnjë pushtet dhe shkonim tek qytetarët të barabartë me të, më 25 prill pavarësisht të gjithë makinacioneve dolëm më të fortë, më të mëdhenj, më të bashkuar dhe padiskutim për këtë merita i takon në radhë të parë mbi të gjitha demokratëve.

Pra, edhe në këtë moment nuk duhet të harrojmë se ajo që na mbledh këtu është të qenit njerëz me përgjegjësi politike. Dhe si njerëz me përgjegjësi politike, duke përfaqësuar Partinë Demokratike, të vetmen forcë në Shqipëri dhe në Ballkan që i ka mbijetuar sfidave dhe vështirësive të 30 viteve dhe të fatit, jemi mbledhur këtu përsëri të vetëdijshëm se jemi të vetmit që kemi fuqinë, përvojën dhe kurajën për ta çuar deri në fund betejën tonë për ndryshim", tha Basha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH