Aktualitet

Basha: Mendimet dhe lutjet e mia janë për të goditurit nga tërmeti

Shkruar nga Liberale
Basha: Mendimet dhe lutjet e mia janë për të goditurit nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot nga Kisha e Shën Palit të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Krishtlindje të gëzuara!

"Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë, në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit", ka thënë Basha.

URIMI I KRYETARIT BASHA NGA KISHA ORTODOKSE NË DURRËS

Nga Kisha e Shën Palit dua të uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Krishtlindje të gëzuara! Kjo feste sjelltë besim, shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve!

Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë, në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Qoftë kjo festë, kjo ditë e shenjtë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh, me të fuqishëm, si një familje, për të perballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit!

Gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë! /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH