Aktualitet

Basha me mësuesit në Elbasan: Asnjë pagë nën 700 euro

               Publikuar në : 21:34 - 07/04/21 liberale

Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme një takim me mësues dhe arsimtarë në qytetin e Elbasanit.

Në fjalën e tij, Basha tha se iu përgjigj deklaratës së Edi Ramës, për mësuesit dhe infermjerët. Basha tha se këta të fundit nuk duhen përdorur si vegla për marrjen e pushtetit, dhe i garantoi se pas 25 prillit në vend do të vijë ndryshimi.

Gjithashtu, Basha në fjalën e tij tha se kur të vij në pushtet do të rrisë rrogat për mësuesit dhe infermjerët me 15% çdo vit, si dhe do të përmirësojë kushtet e punës në mënyrë që tu kthehet dinjiteti i munguar.

“Ndryshimi për infermierët shqiptarë do të thotë rritje rrogash për infermierët dhe për mjekët shqiptarë që është e domosdoshme për ti mbajtur në Shqipëri. Sepse emigracioni i tyre na komprometon dyfish, njëherë si emigracion dhe njëherë si pakësim i stafit mjekësor, jo vetëm në kohën e pandemisë por edhe në kohën kur të gjitha sëmundjet kronike dhe të sëmurët kronikë po vuajnë pasojat e kolapsit total të sistemit shëndetësor. Të njëjtën thirrje i bëj dhe arsimtarëve shqiptarë. Angazhimet tona janë të qarta. Ne do të rrisim rrogat e arsimtarëve në sistemin para universitar 15% çdo vit. Që i bie afërsisht një rritje me 60% në fund të 4-vjeçarit.

Nuk do të ketë pedagog, nuk do të ketë arsimtar me pagë nën 700 Euro. Ky është objektivi tjetër që ne i vëmë vetes pas dyfishimit të pagave që i bëmë mësuesve shqiptarë gjatë kohës së qeverisjes. Dhe njësoj siç e mbajtëm fjalën atëherë ju garantoj që ky do të jetë një zotim që do të përmbushet 100% për mësuesit shqiptare. Një angazhim të ngjashëm kemi dhe për pedagogët e universiteteve. Të gjitha këto janë angazhime të buxhetuara siç janë të buxhetuara dhe angazhimet për infermierët dhe për mjekët shqiptarë.

I vetmi që duhet ti trembet dhe i trembet këtij ndryshimi është njeriu që ju mbajti peng për 8 vite me radhë me premtime boshe, me rritje rrogash që nuk u bënë kurrë realitet, me kushte të vështirësuara pune, me shkolla që mbylleshin, me rënien në fund të indekseve të Pizës dhe të Shangait të arsimit shqiptar dhe natyrisht këtë e keni vuajtur ju, e kanë vuajtur fëmijët e shqiptarëve, e kanë vuajtur familjet e shqiptarëve. Shoqëria nuk mund të ecë përpara pa garantuar shëndetin dhe arsimin“, tha Basha.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back