Aktualitet

Basha me gratë që i kanë fëmijët në emigracion: Unë ua njoh hallet

Shkruar nga Liberale
Basha me gratë që i kanë fëmijët në emigracion:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim në Patos me gra që i kanë fëmijët në emigracion. Basha tha se kjo është plaga më e madhe që ka zot Shqipëria, pasi ky nuk është emigracion, por vendi po zbrazet.

Sipas Bashës ka vetëm një rrugë për të ndryshuar dhe është largimi i kësaj qeveria me 25 prill.

‘Për mua emigracioni është plaga më e madhe që ka sot Shqipëria. Problemi qëndron se në vitet e fundit emigracioni është kthyer në një katastrofë kombëtare. Po ndodh një zbrazje e Shqipërisë. Rinia kërkon shanse për arsimin dhe më pas ka lehtësuar për jetën e tyre. Ka vetëm një rrugë për të ndryshuar, largimi i kësaj qeveria. Na duhet një qeveri e përgjegjshme që ua ndjen në shpirti vuajtjen e përditshme të mungesës që shkakton fëmija. Paratë e shqiptarëve do të vihet në funksion të shqiptarëve. Para se të më shikoni si kryeministrin e ardhshëm më shikoni si bir nënë, më shikoni bashkëshort, si qytetar tuaj. Ua njoh hallet tuaja. Edhe unë dhe im vëlla kemi qenë emigrantë, ua njohim hallet. Nuk të bëhet asgjë si vendi yt, unë kam qenë vet ’- tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH