Aktualitet

Basha me fermerët: Jam këtu, sepse e shoh krizën me sytë tuaj

Shkruar nga Liberale
Basha me fermerët: Jam këtu, sepse e shoh krizën me sytë

Në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bashkëbiseduar sot me fermerët e Myzeqesë në Divjakë.

Basha ka thënë se blegtoria është totalisht e braktisur nga qeveria, ndërsa produketet e tyre mbeten stok për shkak të importit.

“Ju do pyesni mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merret me krizën politike! Unë kam zgjedhur ta shoh këtë krizë me sytë tuaj. Kam ardhur të ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale. Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj”, ka thënë Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH