Aktualitet

Basha me biznesin e vogël: S’kanë marrë asnjë ndihmë, Rama i dha…

               Publikuar në : 11:59 - 29/05/20 liberale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me qytetarë dhe biznese në njësinë nr. 8 në Tiranë, ku ka dëgjuar problemet e tyre.

Basha thekson se qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama, si dhe nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë biznesin e vogël nga kriza e pandemisë.

“Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet”, shkruan Basha.

Postimi i Bashës:

Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI.

Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.

Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back