Aktualitet

Basha mbyll marrëveshjen me Agron Dukën për kandidatët për deputetë

               Publikuar në : 17:16 - 13/01/21 liberale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur sot marrëveshjen me PAA, partinë e drejtuar nga Agron Duka, për të garuar me listë të përbashkët kandidatësh në zgjedhjet e 25 prillit.

Duka është shprehur i kënaqur pas marrëveshjes me Lulzim Bashën. Në një prononcim për “ABC”, Duka tha se pretendimet ishin më të mëdha, por shtoi ai më tej, rëndësi ka fitorja e opozitës.

Nuk ka kohë për të humbur. Kemi arritur një marrëveshje që në thelb ka interesin e opozitës për të qenë fituese në zgjedhjet e 25 prillit. Sigurisht që në kushte të tjera pretendimet dhe kërkesat e forcës që unë drejtoj do të ishin më të mëdha. 

Por ajo që ka më shumë vlerë tani është që cdo emër të përfaqësojë një zë opozitar për të sjellë një rezultat fitues. Kandidati i PAA në Durrës do të jetë pjesë e listës fituese, ndërsa kandidatët tanë do të jenë pjesë e listave të Partisë Demokratike në 12 qarqe të vendit” deklaroi ai.

Nderkaq, Basha ende nuk ka mbyllur marrëveshjen me aleatin tradicinonal, kryerepublikanin Fatmir Mediu, i cili ka hedhur një hap drejt daljes më vete në zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu ka prezantuar 36 kandidatët e tij për qarkun e Tiranës duke i dhënë një mesazh kryetarit të PD Lulzim Basha.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back