Aktualitet

Basha mbledh Kryesinë në PD, Berisha njofton konferencë në seli

Shkruar nga Liberale
Basha mbledh Kryesinë në PD, Berisha njofton konferencë në

Teksa nga momenti në moment në selinë blu pritet të vijë ish-kryeministri Sali Berisha, në oborrin e saj qendror janë mbledhur mbështetës së shumtë.

Pritet që ish-kryeministri të shpallë këtë mbrëmje rezultatin e referendumit të mbajtur ditën e sotme, për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Ky i fundit, në një prononcim për mediat, pak para nisjes së mbledhjes së kryesisë që po mbahet në seli, ka thënë se nuk njeh asnjë aktivitet tjetër të mbajtur më 18 dhjetor, veç Kuvendit Kombëtar.

Ai tha po ashtu shprehu falenderimin e tij për të gjithë demokratët që përqafuan të ardhmen e lanë pas të shkuarën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH