Aktualitet

Basha: Maks Velo ishte dhe do të mbetet një misionar i pakompromis

Shkruar nga Liberale
Basha: Maks Velo ishte dhe do të mbetet një misionar i pakompromis

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të arkitektit dhe piktorit Maks Velo. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Velo do të mbetet një nga shembujt më spikatës të disidencës shqiptare.

"Largimi i Maksit lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë. Por thesari artistik dhe qytetar i veprave të tij do të jetë gjithmonë frymëzim për të rinjtë dhe gur i çmuar themeli për artin modern shqiptar", shkruan Basha.

Postimi i plotë

Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Maks Velos, artistit shumëdimensional, kritikut dhe qytetarit të madh. Me angazhimin e tij të hershëm në modernizimin e shoqërisë sonë, Maks Velo do të mbetet një nga shembujt më spikatës të disidencës antikomuniste shqiptare.

Maks Velo ishte dhe do të mbetet një misionar i pakompromis me artin dhe desidencën e tij të mishëruar në telajo, arkitekturë dhe në libra. Ai nuk rreshti kurrë së denoncuari çdo përpjekje për restaurimin e pushtetit të nomenklaturës.

Largimi i Maksit lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë. Por thesari artistik dhe qytetar i veprave të tij do të jetë gjithmonë frymëzim për të rinjtë dhe gur i çmuar themeli për artin modern shqiptar.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes së Maks Velos në këtë ditë të dhimbshme për ta dhe gjithë shqiptarët që humbën intelektualin e shquar dhe desidentin e paepur ndaj çdo despotizmi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH