Aktualitet

Basha kundër penalizimit të qytetarëve të Kosovës: Europa nuk mund të mbyllë sytë përballë përgjegjësisë së Serbisë

Shkruar nga Liberale
Basha kundër penalizimit të qytetarëve të Kosovës:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me rrezikun e penalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pas paralajmërimit të presidentit francez, Emmanuele Macron.

Basha tha se “skenarët për destabilizimin e gjithë rajonit janë para syve të çdokujt, ndaj është i domosdoshëmi angazhim maksimal Euro-Atlantik në dialogun Kosovë-Serbi, për zbatimin e planit Franko-Gjerman dhe përmbylljen me një marreveshje që ka në qendër njohjen reciproke” dhe bëri thirrje për dialog.

Postimi i plotë i Bashës:

Penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog e as për ti dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë.

Europa nuk mund të vazhdojë të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur me 24 shtator dhe as të mbyllë sytë përballë përgjegjësisë së Serbisë, presidenti i të cilës sfidon hapur,  duke refuzuar  sanksionet ndaj Rusisë dhe duke u shfaqur në krah të Vladimir Putin.

Skenarët për destabilizimin e gjithë rajonit janë para syve të çdokujt, ndaj është i domosdoshmëri angazhim maksimal Euro-Atlantik në dialogun Kosovë-Serbi, për zbatimin e planit Franko-Gjerman dhe përmbylljen me një marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke.

Si kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Europë tani është koha që 4 vendet e mbetura të NATO-s ti hapin rrugë anëtarësimit të Kosovës në Aleancë duke nisur me përfshirjen në Partneritetin për Paqe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH