Aktualitet

"Basha kryeministër e Rama president", reagon kreu i Qeverisë

Shkruar nga Liberale
"Basha kryeministër e Rama president", reagon kreu i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili tha se kreu i qeverisë i ka futur ndërmjetës dhe kërkonte që Basha të bëhej kryeministër e Rama president me kushtin e vetëm që të hiqeshin koalicionet parazgjedhore.

"Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja?Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s'e bëj dot Lulin KM se s'jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!", shkruan Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH