Aktualitet

Basha kërkon ngritjen e komisionit hetimor për 25 prillin

Shkruar nga Liberale
Basha kërkon ngritjen e komisionit hetimor për 25 prillin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar, ka kërkuar nga deputetët që të shprehen në Kuvend ngritjen e tre komisioneve hetimore.

Burime për Klan News, bëjnë me dije se kreu i PD ka kërkuar që të ngrihen komision për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat opozita i ka cilësuar si masakër zgjedhore. Po ashtu, në Kuvend do të kërkohen detaje dhe për çështjen “Beccheti", si dhe për tenderat e incenaratorëve.

“Prioritare është ngritja e tre komisioneve hetimore. Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës, punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës.

Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë Euro. Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori”, mësohet të kenë qenë porositë e Bashës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH