Aktualitet

Basha kërkon ndihmë nga vendet e BE për vaksinën anti-Covid

Shkruar nga Liberale
Basha kërkon ndihmë nga vendet e BE për vaksinën anti-Covid

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë sot në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane. Në një njoftim për mediat nga PD, bëhet me dije se Basha në fjalën e tij është ndalur tek situata e shëndetësore në vend dhe ka thënë se qeveria nuk ka menaxhuar mirë situatën.

Basha ka kërkuar ndihmën e vendeve anëtare të BE, që janë pjesë e PPE, për të asistuar Shqipërinë me furnizimin me vaksina kundër Covid-19.

“Shqipëria ndodhet sot në krizë të thellë ekonomike, papunësia është rritur dhe shumica dërrmuese e qytetarëve nuk e përballojnë dot blerjen e medikamenteve anti-COVID, të cilat fatkeqësisht në Shqipëri, janë me çmime më të larta se në çdo vend tjetër.

Ndihma e vendeve tuaja me vaksina anti-COVID, në çfarëdo sasie që të jetë, është më se e mirëpritur, dhe ne do t’ju jemi gjithmonë mirënjohës. Vendi im dhe qytetarët e mi, janë në një situatë tejet të vështirë, e cila sa vjen dhe po përkeqësohet. Prandaj, ju lutem na ndihmoni në këto kohë tejet të vështira”, është shprehur kreu i PD.

Basha pati po ashtu biseda të veçanta me përfaqësues të qeverive të vendeve anëtare të BE, ku kërkoi ndihmë për vaksinën anti-Covid, biseda që do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH