Aktualitet

Basha: Jemi gati për betejat e radhës

Shkruar nga Liberale

Kryetari i rizgjedhur në krye të PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka theksuar se dita e sotme ka shënuar jo votën për një individ por nisjen e punës për të sjellë ndryshimin.

Bashan ë fjalën e tij ka shprehur mirënjohjen për mbështetësit dhe ka deklaruar se puna për të ndërtuar urën e besimit mes shqiptarëve të dëshpëruar të majtë dhe të djathtë do të nisë menjëherë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se demokratët kanë treguar sot se janë të gatshëm që të nisin një betejë në dukshme të pamundur por asnjëherë të pafitueshme, do të nisim menjëherë këtë punë.

“një falenderim për të gjithë ju, për qëndresën në këto kohë të vështira dhe sfiduese, për pjesmarrjen tuaj në temperaturat e nxehta. Një falenderim për përfaqësuesit në komisionet e votimit dhe një falenderim i veçantë për Gjegji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij dhe me pastërtinë e shpirtit të tij dhe me përkushtimin ndaj PD-së e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash siç u takon demokratëve.

 Jam i vetëdijshëm për kohën, për sfidat dhe vështirësisë e PD dhe vështirësinë e opozitës. Jam i vetëdishëm se lumejt e dhimbshëm rrjedhin akoma ca nga një vërtetë e dhumbshme dhe ca të sponzorizuar nga ata që duan me çdo kusht të ruajnë statuskonë, pa mundësi ekonomike, me media nën censure dhe presion, me drejtësi në presion pa pabarazi para ligjit, e di që e sotmja nuk shënon votën për një individ, as një proces të thjeshtë brenda një partie, por shënon nisjen e punës dhe puna fillon menjëherë për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjve të mosbesimit urën, mes dëshpërimit të shqiptarëve të majtë dhe të djathtë. Mes depresionit psikologjik, ekonomik dhe social ku e ka kredhur stanacioni i njëanshëm, dhe dëshirës për ndryshim që shpaloset anëkënd.

Te një projekt politik që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes për çdo shqiptar, nuk ka për të qenë e lehtë por nëse ka diçka që demokratët provuan sot është që të nisim një betejë të padikshme dhe të vështirë”, ka thënë Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH