Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të marrë pjesë ditën e sotme në protestën e banorëve të Unazës së Re. Burime nga PD thonë se Basha do të jetë duke protestuar me banorët rreth orës 18”30.
Kujtojmë që policia ka arrestuar deri tani 6 banorë të Unazës së Re për bllokim të rrugës.
Po ditën e sotme, Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për ta me akuzën se bllokuan rrugën pas protestës së mbajtur tek ‘Unaza e Re’ nga banorët e Astirit./Gazeta Liberale