Aktualitet

Basha i përgjigjet Ramës për testimet: Mungesa e tyre arsye...

Shkruar nga Liberale
Basha i përgjigjet Ramës për testimet: Mungesa e tyre arsye...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për testimet duke vijuar sërish me bindjen se mungesa e tyre po përhap infeksionin e COVID-19.

"Numri i fataliteteve ka arritur në 499. Shifra e vërtetë është shumë më e lartë. Sistemi shëdnetësor në kolaps dhe panik. Mungesa e testeve dhe tamponëve, dhe mungesa e pajisjeve bazë është nga arsyet bazë të përhapjes së infeksionit. Sepse rolin frenues që duhet të luante sistemi shëndetësor nuk e luan prej mungesës së pajisjeve bazë si tamponë e kite.

Këto janë të vërtetat, që njeriu përgjegjës do t’i fshehë me gjuhë vulgare. Dua të konstatoj se kjo gjendje paniku, ka vetëm një njeri përgjegjës. Njeriu që vjedh në kohë pandemie”, tha Basha. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH