Aktualitet

Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft u shfajësove, ti ke dështuar!

Shkruar nga Liberale
Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft u shfajësove, ti ke

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me një postim në Twitter, ndërkohë që ky i fundit zgjodhi fjalët e presidentit të KE, Donald Tusk, për t’ju përgjigjur akuzave të kryedemokratit.

Basha i kthehet duke i thënë se nuk mund të shfajësohet duke fajësuar të tjerët.  

"Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar.

Kujt do t'ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë?Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t'ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua.Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë", shkruan Basha në Twitter. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH